Shkak i grindjes është bërë barazimi përballë Atalantës me shifrat 3-3, ku Roma edhe pse kishte mundësi që ta mbyllte ndeshjen shumë kohë para, në fund shpëtoi pikërisht nga kapiteni që shënoi golin e barazimit, pasi Atalanta bëri një rikthim të fuqishëm nga humbja që po pësonte.
“La Gazzetta dello Sport’, ngre pikëpyetje për një përplasje fizike në përfundim të ndeshjes në dhomat e zhveshjes, pasi rezultati nuk është kapërdirë lehtë duke parë rrezikun nga kërcënimi i Interit.

Futbolli italian nuk ka qenë i qetë dje, pasi kombëtarja duket se ka humbur një element shumë të rëndësishëm për Kampionatin Europian.
Klaudio Markizio do t’i mungojë Juventusit dhe Kombëtares italiane të futbollit në “Euro 2016”. Mesfushori pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Palermos.
Ai pati një kontakt me Vaskuqez në fushë dhe për pasojë ‘këputi ligamentin e gjurit të majtë’.
d.b/shqiptarja.com
