Totti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilary Blasi: Nuk isha i pari që tradhtova! Lidhjen me Noemi Bocchi e nisa pas Vitit të Ri

Totti thyen heshtjen për ndarjen nga Ilary Blasi: Nuk isha i pari që tradhtova! Lidhjen me Noemi Bocchi e nisa pas Vitit të Ri

Francesco Totti dhe Noemi Bocchi

“Nuk isha i pari që tradhtova. Prioriteti im është të mbroj fëmijët e mi." Kështu tha Francesco Totti në një intervistë për Corriere della Sera duke thyer heshtjen për ndarjen nga Ilary Blasi. Me Ilary-n, shpjegon Totti, "kishim ulje-ngritje, si çdo çift. Më pas diçka shpërtheu. Kriza e vërtetë shpërtheu midis marsit dhe prillit të vitit të kaluar. Por ne kishim diskutime prej disa kohësh".

Totti pranon gabimet e tij por shton se faji mbetet i të dyve. Nga ana tjetër pranon lidhjen me Noemi Bocchin, megjithëse e mohon se ishin bashkë në stadium më 4 dhjetor 2021.

"Noemi nuk erdhi në stadium me mua. Arritëm me makina të ndryshme, kishim vende të ndryshme. Mendoni se do e coja të dashurën time në Olimpico? Do të preferoja një ambient më intim, apo jo? Megjithatë, është e vërtetë që e njihja tashmë. E njihja si shoqe. Historia jonë filloi pas Vitit të Ri. Dhe u konsolidua në Mars 2022. E përsëris: nuk isha unë që tradhtova i pari", tha Totti.

Ish-kapiteni i Romës tregon më pas se edhe Ilary kishte një histori.

"Në shtator të vitit të kaluar filluan të vinin thashethemet: shikoni se Ilary ka një tjetër. Vërtet, më shumë se një. Më dukej e pamundur. Gjeta mesazhe. Unë nuk kisha bërë kurrë kontroll në 20 vjet, as unë në telefonin e saj dhe as ajo në timin. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, dyshova. Shikova celularin e saj. Dhe pashë që ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës mes Ilarit dhe një tjetri. Mos më lejoni t'ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja. Kur e mësova ishte një tronditje. Jo vetëm që Ilary kishte dikë tjetër, por që ajo mund të kishte një interes për një burrë të tillë.

Gjithçka e mbaja brenda. Nuk i thashë askujt, as Vito Scalës, shokut që më rrinte pranë që në moshën 11 vjec. Nuk jam nga ata që mbyllin sytë, por preferova të bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë për të mos prishur familjen, për të mbrojtur fëmijët, vuajta si qen”, tha Totti. Ndërsa për lidhjen me Noemi, Totti rrëfen se ishin miq por pas vitit të ri nisën romancën. Pas fotografisë që qarkulloi në shkurt, Ilary nisi t’i kërkonte llogari.

Për ndarjen me Ilary-n ai shpjegon më tej: "Ne u përpoqëm pak të rindërtonim martesën tonë, por jo plotësisht. Askush nuk donte të provonte asgjë më shumë. Le të themi se nuk ishte një përpjekje e madhe. E dija se çfarë kishte bërë, edhe pse unë nuk thashë asgjë për të mos dëmtuar imazhin e saj.”

 Legjenda e Romës, Francesco Totti dhe partnerja Ilary Blasin janë ndarë pas 17 vitesh martesë. Dyshja e njohur do t’i ka marrë vendimin që t’i japë fund martesës me konsensus, vendim ky i cili pritej kohësh për shkak të problemeve të ndryshme që raporti mes tyre ka hasur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja