‘Toyotta Yaris', gjyqi Balla-Basha për akuzën e shpifjes, mbyllet shqyrtimi i provave

Është shtyrë edhe këtë herë seanca e radhës e procesit të nisur gjyqësor mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe Kreut të grupit Parlamentar Taulant Balla, që ky e i fundit nisi për akuzën e shpifjes nga lideri demokrat në lidhje me çështjen e Toyotta Yaris, për garancinë e transportit të 3.4 milionë euro nga Belgjika drejt Shqipërisë. Në seancës e kësaj të marte në gjyq, ka përfunduar shqyrtimi i provave të paraqitura nga palët përfaqësuese raporton gazetari Arsen Rusta.

Në seancën e ditës së sotmë në Gjykatën e Tiranës kanë munguar lideri i opozitës Lulzim Basha dhe deputeti socialist Taulant Balla, ndërsa palët janë përfaqësuar nga avokatët e tyre. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor bëhet me dije se janë administruar provat dhe seanca e rradhës do të mbahet në 14 janar ku do të jepen konkluzionet.  

Nga raportimi i gazetarit Arsen Rusta mësohet se Gjyqtari Gerdi Hoxha në një sallë ku të pranishëm ishim vetëm avokatët e Ballës dhe Bashës vendosi që më 14 janar 2019 të jepen konluzionet e palëve përfshi dhe qëndrimin e prokurorisë.
Kreu i grupit parlamentar socialist ka paditur kryeopozitarin Basha për shpifje, duek kërkuar edhe dënimin e tij ndërsa Basha ka kërkuar pushimin e cështjes. Një seancë më parë Basha u pyet edhe për informatorin që i tregoi për paratë e fshehura në dy automjete Toyota “auris” ndërsa avokati i Bashës u shpreh se kreu i opozitës nuk e tregon burimin.

Por cfarë pritet të ndodh me këtë proces?
Sipas nenit 120 të kodit penal ky proces është kategorizuar si shpifje e cila konsiderohet kudravajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në tre milion lekë.

3.4 milione eurot u gjetën në makinën “Toyota Yaris” para disa muajve në Portin e Durrësit, për të cilën kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar akuzat në emër të tij shpifje. Në padinë e ngritur nga Balla lideri demokrat Lulzim Basha akuzohet edhe për dekonspirimin  e operaciont të policisë , kur ai kishte deklaruar në seancën e kuvendit . se drejt Shqipërisë  ishte nisur një shumë e madhe parash që ndodhej  brenda një automjeti "Toyota Yaris" ngjyrë e kuqe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja