TURQI - Ernest Muçi i ka bërë të gjithë për vete në Turqi. Drejtuesit e Trabzonsporit kanë vendosur të blejnë të drejtat e plota mbi pronësinë sportive të Ernest Muçit, bën me dije 'Sabahspor'. Klubi turk do të ushtrojë opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh për fantazistin shqiptar të huazuar nga Besiktasi, i cili ka shënuar 15 gola dhe dhënë 7 asiste këtë sezon.
Klubi nga Trabzoni nuk kishte paguar kurrë një shumë të tillë për të blerë të drejtat e kartonit për një futbollist, teksa rekordin e mbante Majeed Waris në sezonin 2014-15 me 6.9 milionë euro.
Kontrata - Trabzonspori i ka dhënë Besiktasit një opsion blerjeje prej 8.5 milionë eurosh në 5 këste. Një kontratë 3-vjeçare do të nënshkruhet gjithashtu me Muçin. Dita e fundit për opsionin është 20 maji dhe pritet që Besiktas mos jetë kundër kësaj formule, me Muçin që për një sezon në Trabzon i ka bërë të gjithë për vete.
Komente









