Rihanna ka vendosur të shndërrohet në bjonde. E frymëzuar nga vitet ’70 ajo tregon se nuk gabon me eksperimentet. Javën e shkuar
kishte thënë se i pëlqenin flokët natyrale, por nuk e ka mbajtur premtimin. “Hoqa ngjyrën e kuqe, për të qenë pranë ngjyrës natyrale të flokëve të mia. Nuk besoj se do të rri gjatë bjonde, pasi më pëlqen të bëj eksperimente me stilin”. Këngëtarja ka mohuar thashethemet e mundshme për një lidhje të momentit duke pohuar se ndihet e lumtur, madje ka theksuar se ndihet shumë mirë si “Një bjonde e Lumtur”. Kohët e fundit u përfol se mes saj dhe boksierit Dudley O’Shaughnessy, kishte pasur një lidhje dashurore, por në fakt mes tyre ka pasur vetëm një miqësi dhe asgjë tjetër.