Ish-kryeministri Sali Berisha po përgatitet për një betejë finale me ndërkombëtarët, për rrëzimin e Reformës në Drejtësi, në Parlament. Në një dalje për mediat, Sali Berisha ka shprehur hapur shqetësimin për mundësinë e rrjedhjes së votave në kampin demokrat, gjatë votimit të projektit të padakordësuar për reformën. Në këtë kuadër, ish-kryeministri u dha dje një mesazh force jo vetëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kryeministrit Edi Rama, por edhe deputetëve të lëkundur të Partisë Demokratike. Berisha kërcënoi me destabilizim të Shqipërisë nëse votat e deputetëve demokratë do të shkonin në favor të draftit për Reformën në Drejtësi.
/Shqiptarja.com
VIDEO











