Tradhtohet Berisha, 8 deputetë
të djathtë  "dalin nga rreshti"

Tradhtohet Berisha, 8 deputetë<br />të djathtë 
TIRANE - Votimimi i parë në Parlament solli dhe rrjedhjen e votave të opozitës, Partisë Demokratike, nga e cila 8 deputet mbështetën kandidaturën e Ilir Metës për drejtuesin e Kuvendit.

Votimi për kryeparlamentarin e ri, Ilir Meta, ka konfirmuar faktin se opozita e re nuk është e bashkuar. Nuk dihet se kush ka votuar pro Metës, por mendohet se një gjë të tillë ta kenë bërë pikërisht aleatët e PD-së, duke filluar nga çamët, por edhe emra të tillë si Kastriot Islami apo Nard Ndoka,Gjovalin Kadeli apo dhe miq të kryetarit të ri të Parlamentit, të cilët e kanë dhënë votën miqësisht.

Edhe pse dyshimet e para bien mbi këta persona, asgjë nuk mundt ë verifikohet për vetë faktin e votimit të fshehët që u mbajt për zgjedhjen e kreut të ri. Kryesuesi i seancës Namik Dokle lexoi propozimin për emërimin e Metës në krye të Kuvendit, ku lista e deputetëve që kishin firmosur kandidaturën e Metës kryesohej nga Edi Rama. Në votimin e fshehtë që u zhvillua në Kuvend, kandidatura e Metës mori 91 vota pro, 45 kundër dhe 1 abstenim. Ndërkohë që kandidatura e Metës u propozua nga 53 deputetë.

FJALIMI I PARË I METËS

Në fjalën e parë si kryetar i Parlamentit, Ilir Meta porositi ligjvënësit të tregohen të matur për çdo ligj që do të votojnë dhe për çdo sjellje politike sepse siç theksoi ai, populli pret reforma që do të integrojnë vendin dhe jo konflikte. “Ky kuvend duhet të përfaqësojë atë që duhet të jetë pritshmëria e shqiptarëve por dhe praktika më e mirë e europianëve, tolerancën dhe bashkëpunimin, respektin për ligjin e parimet demokratike. Shqiptarët kërkojnë nga ne reforma të thella dhe të qëndrueshme që na integrojnë më shpejt me Europën, reforma që u sjellin më shumë vende pune, që u bëjnë jetën e begatë fëmijëve dhe të ardhmes.

Ndaj ftesa ime është pikërisht lënia pas e frymës konfliktuale, jemi për të bërë më të mirën, për popullin tonë, na duhet të japim llogari cdo ditë se çfarë ligje duhet të miratojmë për të bërë jetën më të mirë e më të bukur”, tha ai. Sipas Metës, sfidat që i shtrohen para politikës shqiptare janë shumë dhe duhen përballuar me qëllim fitimin e besimit të popullit. “Ky kuvend do të japë më shumë alternativa dhe më shumë zgjidhje.

Papunësia dhe varfëria janë sfida tona të përbashkëta, matësi më i mirë i kontributit tonë është sa vende të reja janë hapur sot dhe sa e kaluan pragun e varfërisë sot, vetëm kështu do vendosim besimi tek populli. Ne duhet të ecim drejt modelit më të mirë ekonomik tek rritja e prodhimit vendas dhe menaxhimit të burimeve njerëzore që nuk na mungojnë”, tha Meta. Ai ftoi pozitën dhe opozitën të bashkëpunojnë që të faktojnë një politikë të qëndrueshme të vendit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim