Kullat janë traditë e hershme në orientin e jetesës së banorëve të Shqipërisë së Veriut, por tashmë kjo traditë sa vjen e po zhduket. Kulla nuk ndërtohen më, ndërsa të vjetrat nuk janë ruajtur siç duhet. Shpeshherë ato ngjallin kureshtjen e turistëve të huaj, të cilët i vizitojnë në sezonet turistike. Në Valbonë, banorët e kësaj zone, duke ua ditur mirë vlerat kullave, i kanë përshtatur ato dhe i kanë kthyer në hotele. Të gjithë vizitorët mund të kalojnë pushimet në kullat e Valbonës.