Sultiash i pjekur në furrë
Përbërësit:
- ½ gotë oriz
- 4 ½ gota qumësht
- 4 lgj sheqer
- 2 lgj niseshte misri
- 1e verdhë veze + 3 lgj qumësht
- Kanellë për servirje
Përgatitja:

Vendosim orizin të ziejë në ujë të bollshëm. Pasi orizi fillon të krijojë bulëza ulim nxehtësinë e sobës dhe e lemë të ziejë ngadalë derisa të zbutet plotësisht. Me pas shtojmë tek orizi qumështin (lëmë 1 gotë mënjëanë) dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa qumështi të marrë valë, duke patur kujdes që të mos ngjisë orizi.
Tresim niseshten e misrit me një gotë qumësht, e shtojmë tek orizi, rrisim temperaturën e sobës dhe e trazojmë derisa masa të trashet. Pasi fillon të mpikset largojmë tenxheren nga zjarri dhe mbushim kupat e servirjes. E lyejmë sipërfaqen me një të verdhë vezë të rrahur me pak qumësht. Mbushim një tavë deri në gjysmë me ujë dhe vendosim tasat me sultiash. E vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

