Trafik armësh drejt Anglisë përmes Durrësit, arrestohet në Kolumbi njëri prej pjesëtarëve të grupit
Admir Tutaj dhe arsenali i sekuestruar në portin e Durrësit më 10 prill 2023
Tirane- Admir Tutaj, i dyshuar si pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, është arrestuar në Kolumbi, informoi sot policia e shtetit.
Më datë 10 prill 2023, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në portin e Durrësit, një arsenal armësh të fshehur në një furgon (7 pistoleta, një sasi të madhe municioni luftarak dhe aksesorë për armë), që dyshohet se do të trafikohej në Britani të Madhe, nga grupi kriminal ku bënte pjesë shtetasi A. T.
Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve, në kohë reale, me partnerët e Interpol Bogota, Kolumbi, u mundësua kapja dhe arrestimi në Kolumbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit A. T., 25 vjeç, i lindur në Tropojë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 30.07.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Bogotën, me qëllim finalizimin e procedurave për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14
-
Durrës/ Kanosën me armë zjarri një 44-vjeçar, arrestohen 3 persona! I sekuestrohen 3 makina, kallashnikov, pistoletë dhe një radio e lidhur me policinë e Durrësit (EMRAT)
21 Janar, 10:15
-
Eventi i madh i Manchester City, Shqipëria përfaqësohet në Abu Dhabi me 'Dyrrah Cityn'! Mundësi për talentet e rinj
20 Janar, 15:15
-
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Automjeti i tonazhit të rëndë humb kontrollin dhe përplaset me trafik ndarësen
20 Janar, 10:21
-
Durrës/ Dy vetura përplasen tek ish-‘Këneta’, përfundon në kanal mjeti ku udhëtonin 2 të mitur! Tre të plagosurit në spital (VIDEO)
19 Janar, 18:27
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Durrës/ E ngarkuara e SHBA-së takim me ministrin Vengu dhe kundëradmiralin Agastra, viziton Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare
16 Janar, 20:35