Trafik armësh Kosovë- Shqipëri! Drejtori i policisë Tiranë: Hetimet nisën në shkurt, një tjetër në kërkim

Trafik armësh Kosovë- Shqipëri! Drejtori i policisë Tiranë: Hetimet nisën në shkurt, një tjetër në kërkim

1734001193_konferenca.jpg

Fjala e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, gjatë konferencës së përbashkët me homologët e Kosovës, për operacionin e koduar “Çmontimi”.  

Jemi mbledhur sot në Morinë, për të prezantuar rezultatet e një operacioni të përbashkët policor, që dëshmon fuqinë e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës. Operacioni i koduar “Çmontimi” është një shembull i shkëlqyer i punës së koordinuar dhe i përkushtimit të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme. 

Zgjodhëm Morinën për këtë konferencë, duke simbolizuar se ndërsa kufijtë janë hapur për qytetarët, për krimin janë ngritur barriera të forta dfhe të pakalueshme. 

Operacioni “Çmontimi” i mbështetur nga agjencitë ndërkombëtare si EUROPOL dhe EUROJUST u realizua nga skuadrat e përbashkëta hetimore operacionale që kombinojnë burime dhe ekspertizë të të dyja vendeve për të adresuar kërcënimet e përbashkëta. 

Ky bashkëpunim i bazuar në besim, përkushtim dhe profesionalizëm ka sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme në luftën kundër trafikimit të armëve dhe narkotikëve. Hetimet për finalizimin e dy fazave të këtij operacioni nisën në shkurt të vitit 2024, në Tiranë, pas  informacioneve informative të grumbulluara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, për dyshimin se shtetasi V. O., në bashkëpunim me persona të tjerë nga Shqipëria dhe Kosova, ishin të përfshirë në trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, dhe të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, nga Shqipëria në Kosovë.

Në bazë të referimit të bërë nga Policia e Tiranës, Prokuroria regjistroi procedimin penal për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Në muajin maj 2024, në kuadër të këtij procedimi, u sekuestruan 10 armë zjarri dhe u vunë në pranga 4 shtetas, në Tiranë. 

Për të thelluar hetimet dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale, në qershor 2024, u ngrit një ekip i përbashkët hetimor me homologët e Kosovës, i mbështetuar nga EUROPOL DHE EUROJUST. Ky ekip realizoi operacione të përbashkëta dhe shkëmbime informacioni që çuan në goditjen e plotë të grupit kriminal. 
  
Në total, gjatë hetimeve janë sekuestruar 64 armë zjarri dhe municione luftarake, ku 23 armë janë sekuestruar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe 41 armë janë sekuestruar në Kosovë. Janë ndaluar gjithsej 10 shtetas, 6 prej të cilëve më datë 11.12.2024, iu është ekzekutuar masa e ndalimit me urdhër të prokurorit, konkretisht shtetasit:

Euxhenio Manushi,, 20 vjeç, i arrestuar disa ditë më parë me 1 kg kokainë, i cili rezultoi gjithashtu i amplikuar në trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri; 
Endri Papa, 34 vjeç, Aurel Manreka, 28 vjeç, Gersi Llozha, 22 vjeç, Kleo Muçalliu, 26 vjeç dhe Tonin Shkambi, 53 vjeç. 

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi H. N. dhe vijon puna për kapjen e tij.   

Gjatë hetimeve është provuar se grupi kriminal vepronte në mënyrë të organizuar për trafikimin e armëve dhe lëndëve narkotike, mes dy vendeve tona. 

Ky procedim ka çuar në goditjen përfundimtare të këtij rrjeti dhe ka parandaluar përdorimin e armëve për aktivitete të tjera të rënda kriminale, duke kontribuuar në rritjen e sigurisë publike.

Për finalizimin me sukses të këtij operacioni gjej rastin të falënderoj kolegët tanë nga Kosova, për bashkëpunimin dhe profesionalizimin, Prokurorinë e Tiranës, dhe agjencitë ndërkombëtare si  EUROPOL dhe nga Projekti  EUROJUST, për mbështetjen e dhënë. 
 
Ky model bashkëpunimi i dakordësuar dhe gjatë takimit të përbashkët mes dy Drejtorëve të Përgjithshëm Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Kolonel Gazmend Hoxha, ka prodhuar rezultate konkrete në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe do të shtrihet në fusha të tjera me interes të përbashkët  


Lajmi kryesor:

Trafik armësh/ Shqipëri - Kosovë operacion të përbashkët! 14 të arrestuar, sekuestrohet arsenali! Në Tiranë vinin me autobusë, çmimi mesatar 1 mijë euro (EMRAT + FOTO+VIDEO)


S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte

Milioneri 95-vjeçar ia lë të gjithë pasurinë qytetit të tij të lindjes në Francë, por me disa kushte