Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën

TIRANE- Të arrestuarit e operacionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë “Çmontimi”, dolën këtë të shtunë (14 dhjetor 2024) para Gjykatës së Tiranës. Të pestë, Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleo Muçalliu dhe Tonin Shkambi të cilët u arrestuan në kryeqytet, u lanë në arrest me burg nga Gjyqtarja Armela Hasantari. Ata pranuan se armët i kanë marrë nga Valter Osmani, shtetas i Kosovës që dyshohet të jetë në krye të trafikut të armëve, por thonë se i kanë shitur në Tiranë pa pasur dijeni për mënyrat e trafikut të saj mes dy shteteve.

Sipas prokurorisë së Prishtinë ku Valter Osmani është arrestuar, ai i sillte armët në Tiranë me makina private dhe autobus, i mbante në një banesë në Kombinat, e cila shpërbente si bazë shkëmbimi, jo vetëm me para por dhe me kokainë, në varësi të llojit të armës. Në seancë, njëri prej të akuzuarve, Tonin Shkambi, pretendoi se armën e ka shitur vetëm një herë që në muajin shkurt dhe është pikërisht rasti i personave dhe është pikërisht rasti kur blerës kanë qenë agjentët e infiltruar.

Grupi kriminal i trafikut të armëve u shkatërrua në kuadër të një operacioni të përbashkët me kontrolle në Tiranë, Prishtinë e Ferizaj dhe deri më tani 24 persona janë ndaluar në total, në territoret e dy shteteve shqiptare. Vendi i origjinës mendohet të jetë Turqia prej nga janë sjellë si armë sportive.

Brenda territorit të Kosovës autoritetet atje dyshojnë se armët të jenë modifikuar më tej në një punishte që akoma nuk është gjetur, por që dyshohet të jetë në Ferizaj,. Nga provat që janë bërë, modifikimi është i një cilësie të lartë dhe pistoletat apo armët më të mëdha automatike punojnë si armë zjarri më së miri.

Masa e sigurisë për Euxhenio Manushin, i arrestuar më herët me mbi 1 kg kokainë te Kthesa e Kamzës, do të komunikohet të dielën (15 dhjetor) në Gjykatën e Tiranës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës

Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës