TIRANË – Tre shqiptarë të shpallur në kërkim për trafik droge janë ekstraduar drejt Italisë. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, bën të ditur se tanimë janë në duart e drejtësisë italiane, tre shtetas, mes të cilëve dy janë femra.
Enkeleida Tonuzi, vjeç 32, lindur në Durrës; Naxhije Osmani, vjeç 55, lindur në Lin dhe Sami Osmani, vjeç 60, lindur në Durrës që prej ditës së djeshme do të vuajnë dënimin në burgjet e shtetit fqinj.
Sipas policisë, Enkeleida Tonuzi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolzanos, më datë 22.07.2011, e ka dënuar shtetasen e mësipërme, me 5 vjet, e 8 muaj, e 19 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të narkotikëve”.
Sami Osmani është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolzanos, më datë 22.07.2011, e ka dënuar shtetasin e mësipërm, me 9 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të narkotikëve”. Pjesa e mbetur e dënimit për të vuajtur është 5 vjet, e 3 muaj, e 13 ditë burg.
Naxhije Osmani (bashkëshortja e Samiut) është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolzanos, më datë 22.07.2011, e ka dënuar shtetasen e mësipërme, me 5 vjet, e 5 muaj, e 14 ditë burg, për kryerjen e veprës penale të “Trafikut të narkotikëve”.
Çifti Osmani gjatë periudhës nëntor 2003 - mars 2004, në Bolzano, Itali, kanë qenë pjesë e një grupi kriminal të organizuar, që trafikonte heroinë dhe kokainë nga Shqipëria drejt Italisë. Detyra e tyre ishte mbështetja logjistike, transporti, ruajtja dhe mbajtja e llogarive të grupit.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com