ITALI- Karabinierët e Veronës arrestuan 13 persona, me kombësi italiane dhe shqiptare, të akuzuar, si drejtues të një trafiku të gjerë lëndësh narkotike në bashkitë e Valpolicellës dhe në provincën e Veronës.
Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e një lokali, në pronësi të njërit prej të dyshuarve, në të cilin besohet se përdorej për furnizimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.
Trafiku i drogës është zhvilluar që nga viti 2022 pas zbulimit të disa armëve që çuan në arrestimin e 5 personave.