Trafik droge dhe klandestinësh, shkatërrohen dy grupe shqiptare në Itali

Trafik droge dhe klandestinësh, shkatërrohen dy grupe shqiptare në Itali

Shkatërrohen dy banda në Itali. Policia Italiane ka zbatuar mëngjesin e kësaj të hëne urdhëra arresti për 18 anëtarë të këtyre bandave, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptar.

Gjithçka nisi me arrestimin e një gruaje shqiptare e cila kishte mbërritur në aeroportin e Londrës, duke përdorur një kartë identiteti falso italiane.

Mësohet se Policia ka zbuluar fillimisht ekzistencën e një bande, të cilët menaxhonin trafikun e sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt vendeve të Europës. Kjo organizatë kriminale ishe e lidhur me disa persona të tjerët, të cilët kishin krijuar një "urë" mes Italisë dhe Anglisë që mundësonin kalimin e qytetarëve shqiptarë në Britani në mënyrë të paligjshme.

Në këtë operacion mori pjesë edhe policia angleze. Mbi të arrestuarit rëndon akuza e emigracionit të paligjshëm dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin