ITALI- 13 trafikantë të një bande të drejtuar nga shqiptarët janë vendosur në pranga nga policia në një operacion të zhvilluar në disa qytete.
 
Drejtuesi i bandës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Itali është një shqiptar, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga autoritetet italiane.  
 
Në pranga nga të dhënat e para të mediave italiane kanë rënë 12 shqiptarë dhe një shtetas italian, ndërsa të përfshirë janë edhe rumunët.
 
Operacioni i koduar 'coast to coast', 'nga bregu në breg' ndërsa banda funksiononte prej 10 vitesh dhe trafikonte përveç marijuanës edhe heroinë dhe kokainë nga Holanda.
 
Operacioni është koordinuar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Barit në bashkëpunim me atë të Foggias pas përgjimeve prej disa muajsh të lëvizjeve të bandës.
droga itali


dy.b/shqiptarja.com