Trafik droge me Habilajt, Krimet e Rënda zgjasin hetimet për Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilën

Trafik droge me Habilajt, Krimet e Rënda zgjasin hetimet për Jaeld Çelën dhe Gjergji Kohilën

Ish-zyrtarët e policisë Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjat hetimet për dy nga tre drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit Jaeld Çelës dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Gjergji Kohilës, të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj.

Report Tv mëson se hetimet do të zgjaten nga data 20.8.2018 deri më 20.11.2018.

Ndonëse hetimet zgjaten për Çelën e Kohilën, së bashku me ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut, Sokol Boden ata akuzohen për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj. Mbi ta rëndon po ashtu akuza e shpërdorimit të detyrës.

Operacioni për arrestimin e tyre u dekonspirua, ndërsa që prej janarit 2018 të tre ish-zyrtarët e policisë qëndrojnë në arrati.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tiku: 06/09/2018 14:27

    Ne Athin e keni Gjergji kohilen pse se kapni ,po si duket lidhjet e interpolit me interpol athinen jan te dobta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025