TIRANE - Tentuan të trafikonin drogë me dyshek uji drejt Greqisë nga Ksamili, gjykata dënon me 9.8 vite burg dy të rinjtë nga Saranda, Redon Koni e Marjo Mata.
Ata u arrestuan në shkurt të këtij viti nga policia kufitare në det në vendin e quajtur “Gjiri i Fikut”, teksa me një dyshek të improvizuar po trafikonin 1.8 kg kanabis.
Ata kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe nga kjo kanë përfituar ulje dënimi me 1/3 nga pretence e kërkuar nga prokuroria.
Me 4 vite është dënuar Koni dhe me 4.8 vite Mata, të cilët sipas prokurorisë u gjetën fajtorë për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Lloji i dyshekut te ujit te pershtatur si gomone
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com