Trafik droge me makinën
e konsulles në Pragë 

Trafik droge me makinën <br />e konsulles në Pragë 
TIRANE - Makina e ambasadës shqiptare në Çeki ka shërbyer për të trafikuar drogë, duke përfituar nga imuniteti që kanë mjetet me targa “CD”. Skandali i publikuar nga emisioni “Fiks Fare” në TCH, sjell raportimin e radhës për abuzimet e rënda që bëhen në selitë diplomatike të Shqipërisë jashtë.

Lajmi ishte bërë publik tre muaj më parë, kur në shtator 2011, gazeta online parlamentnilisty. cz shkruante se një shtetasi kosovar Agim Saraçi,i arrestuar për trafik droge, prej 6 vitesh kishte përdorur makinën e ambasadës shqiptare, për të bërë aktivitet kriminal. Gazeta përmendte emrin e konsulles Katerina Xhelo, që sipas saj ka lejuar përdorimin e makinës, që nuk mund të kontrollohej nga policia vendase, sepse ka imunitet diplomatik. “Fiks Fare” intervistoi Jakub Fridrich, drejtorin e qendrës kombëtare të antidrogës në Çeki, i cili pohoi faktet e publikuara në gazetë.

"Agim Saraçi përdorte makinën e ambasadës shqiptare nga viti 2004 deri në vitin 2010 kur u arrestua për trafik droge. Formalisht ka pasur leje me shkrim nga ambasada, por nuk ka pasur pasaportë diplomatike,” tha Fridrish. Ai deklaroi më tej se Ministria e Jashtme e Çekisë ka konfirmuar se personi i hetuar ka bashkëpunuar me ambasadën shqiptare.
“Personi që nuk ka imunitet diplomatik nuk mund të përdorë makinën e ambasadës. Një lidhje mes ambasadës dhe këtij personi është, por karakterin konkret nuk e di, nuk mund të shprehem,” tha Fridrish.

Drejtori i qendrës së antidrogës shton se kanë kërkuar të dinë më shumë nga ambasada se çfarë pune ka bërë Saraçi, gruaja e të cilit, Anila Saraçi Morina është deputete në parlamentin kosovar. "Në fazën e parë na thanë se personi kishte leje të përdorte makinën për arsye teknike, për kontrolle teknike. Personi në fjalë na u tha që ishte këshilltar i jashtëm i ambasadës shqiptare," tha Fridrish duke shtuar se sido që të jetë, ai nuk kishte imunitet për të përdorur makinën.

Për më tepër, Fridrish thotë se i ngarkuari me punë në ambasadën tonë, Genc Peçani i ka kërkuar të përgënjeshtrohet artikulli. "Unë e refuzova sepse nuk dua të përgënjështroj artikuj ku unë nuk jam autor. Ambasada nuk ka dhënë arsyetime bindëse për këtë person," tha Fridrish. "Sipas meje makina e ambasadës është keqpërdorur," shtoi ai.

ISH AMBASADORI
Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërië në Çeki ne periudhën 2002-2005, thotë se e ka njohur shtetasin nga Kosova që akuzohet për përdorim të mjeteve të ambasadës dhe statusit diplomatik për të trafikuar drogë. Në një prononcim për "Shqiptarja.com" Vukaj thotë se: "Agim Saraçi është një shqiptar i mirë, ashtu e njoh unë. Është e vërtetë që e kanë arrestuar, dhe e kanë mbajtur rreth një vit e gjysëm në hetuesi. Siç më kanë thënë shqiptarët e Çekisë, në këtë qorrsokak e ka futur një polak, siç ka bërë edhe me shtetas të kombësive të tjera. Mbas një viti e gjysëm ka dalë dhe ka fituar pafajësinë dhe të gjitha të drejtat. Saraçi ishte si kryetar I shoqatës për shqiptarët që jetonin atje dhe ishte shumë aktiv dhe që ka ndihmuar shumë gjatë luftës së Kosovës". Ashtu si edhe konsullja Xhelo Vukaj thotë se dyshon se ky rast është një luftë që bëjnë shqiptarët me njëri-tjetrin.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online