Tiranë-Tre persona, posedues dhe shpërndarës droge, kanë rënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme. Burime nga policia e kryeqytetit, e cila ka realizuar dhe operacionin e koduar "Trafik 2014", bëjnë me dije për se të arrestuarit janë Lulzim Fregjaj, 56 vjeç, Vilfred Cenolli, 49 vjeç dhe Klodian Spahi, 36 vjeç.
Të sipërpërmendurit u kapën në një banesë të ndodhur në rrugën e "Durrësit" në Tiranë, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Heroinë si dhe një shumë të konsiderueshme parash.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se nga hetimet e kryera deri më tani, është arritur të goditet në kohë një linjë trafiku, Turqi - Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1.5 kg lëndë e dyshuar Heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako. Vijojnë hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike./ATSH/
/Shqiptarja.com