FIER- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka publikuar një foto, ku shihet që në rrugën e Levanit ka shumë trafik, për shkak se shumë qytetarë kanë zgjedhur jugun për të kaluar fundjavës. Gjoni ironizon qeverinë Rama, sipas së cilit nuk ka marrë asnjë masë për të ndihmuar zhvillimin e turizmin në Shqipëri gjatë 7 viteve të tij të qeverisje.

"Shko në jug për fundjavë po ta mbajti, mund të të duhen edhe 9 orë për t'u kthyer në Tiranë", shkruan Gjoni.

Postimi i deputetit Ralf Gjoni

Megjithatë, parë në një prizëm më pozitiv, edhe pse trafiku është çdo herë i tmerrshëm, se ky është një tregues turizmi duket se do e marrë veten shumë shpejt, pas goditjes nga koronavirusi.