VLORË- Me mbylljen e fundjavës dhe largimit të pushuesve nga plazhi, në aksin Radhimë paraqitet trafik i rënduar. Report Tv sjell video nga radha kilometrike e automjeteve që kanë mbetur në trafik, ndërsa mjetet presin rreth dy orë për të kaluar këtë aks problematik, nga Radhima drejt Ujit të Ftohtë.
Shkak për këtë trafik nuk janë vetëm makinat e shumta që kthehen por dhe parkimi dysh automjeteve në rrugë. Policia ka ngritur pika postblloqe për të orientuar automjetet
Bypass i Vlorës, që do të hapet me datë 7 korrik, pritet të lehtësoje tarfikun në për mjetet që duan të shkojnë në Dhërmi ose Himarë.
Fluks automjetesh u paraqit edhe në zonën e Lezhës rreth orës 19:00, konkretisht në aksin nga Shëngjini deri në Milot. Kjo është një situatë e vazhdueshme në rrugët e Lezhës gjate sezonit veror, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.
Largimi i pushuesve nga plazhet e Shëngjinit dhe Tales, ka rikthyer trafikun e renduar në këtë fundjavë të parë të muajit korrik. Që prej orës 19:00 është krijuar radhe km automjetesh dhe kaos në lëvizje nga Shëngjini deri në Milot. Në terren ndodhen forca të shumta të policisë rrugore të cilët janë vendosur në disa pika, për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e lëvizjes së automjeteve. Kjo është një situatë e vazhdueshme në rrugët e Lezhës gjate sezonit veror, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarde nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.
Ka gjithmone nje arsye pse ka trafik ne kete segment rruge sot ne hyrje autostrates ne milot kishte postobllik policie dhe drejtuesit e makunave ecnin ngadale sepse policat rrinin ne mes te rruges.dhe arsyeja tjeter eshtw sepse ne hyrje te autostrates ka kjoska qe shesin
Përgjigju