Kjo e hënë është shoqëruar me trafik të rënduar në aksin e rrugës Transballkanike në Vlorë, si pasojë e numrit të lartë të automjeteve që i janë drejtuar qytetit dhe plazheve të tij. Kolonat e gjata të mjeteve janë shtrirë për disa kilometra, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe vonesa të konsiderueshme.

Situata ka sjellë irritim dhe padurim te drejtuesit e automjeteve, të cilët kanë mbetur të bllokuar në trafik për dhjetëra minuta, në përpjekje për të arritur në zonat bregdetare të Vlorës. Fluksi i shtuar i pushuesve në kulmin e sezonit turistik vijon të rëndojë qarkullimin në akset kryesore të qytetit.