TIRANË- Dy kinezë 37 dhe 48 vjeç janë kapur nga Policia Kufitare në aeroportin 'Nënë Tereza' në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri kanabis, të ndarë në katër valixhe. 

Në këto valixhe që vinin nga Tajlanda, autoritetet e Policisë së Kufirit në Rinas gjetën në total 120 pako me kanabis sativa me THC të lartë, e cila pasi u peshua rezultoi të ishte 61 kg.

Valixhet, të cilat ishin mbështjellë me qese plastike, kishin brenda paketim të frutit ekzotik të duranit të thatë, por pasi hetuesit i hapën, gjetën brenda paketimit lëndën narkotike që  për nga cilësia është shumë më e shtrenjtë se kanabisi normal që kultivohet në Shqipëri. 

Valixhet ishin në pronësi të dy kinezëve, të cilët fillimisht udhëtuan nga Bangkoku me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe destinacion fundor Tiranën.

Autoritetet shqiptare u vunë në dijeni se brenda valixheve të tyre kishte drogë që para se avioni i tyre të zbriste. Pas kontrollit, kinezët Ye Guozheng, 37 vjeç, Chen Jian, 48 vjeç, u arrestuan në flagrancë.

Të dy kinezët, të marrë në pyetje nga hetuesit, nuk dhanë detaje pa praninë e avokatëve, ndërsa pritet që në vijim t’u nënshtrohen seancave të tjera të pyetjeve, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajve që nga Tajlanda vjen sasi droge me tranzit prej Emirateve Arabe. Droga me THC hynë në tregun vendas edhe përmes dërgesave me postë, ndërsa Tajlanda në Azi dhe SHBA janë 2 vendet kryesore të tentativave për sjelljen e saj. Sipas burimeve pranë Antidrogës, ky lloj kanabisi në Tiranë shitet 3 gramë për 100 euro.

"Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë: -Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale", njoftoi Policia. 

Po ashtu, vijojnë hetimet e thelluara për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Kujtojmë se më parë policia shqiptare ka goditur disa raste të ndryshme të trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC-je që kryhej përmes postës. Rasti më i fundit është ai i 27 shtatorit në Vorë ku një 22-vjeçar nga Shkodra u kap duke marrë drogën që vinte me pako nga Kanadaja.

1761028748_kanabis.jpg

Foto: Valixhet ku u zbulua kanabisi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
Trafik kanabisi nga Tajlanda në Shqipëri, kinezët e kishin ndarë lëndën narkotike në 120 pako të paketuar me qese frutash ekzotike (VIDEO)

Dy kinezë ranë në prangat e policisë kufitare e Rinasit pasi tentuan të futnin në vendin tonë rreth 61 kilogram kanabisi.

Nga video e publikuar nga uniformat blu lënda narkotike e cila u gjet pas kontrolleve të valixheve ishte ndarë në 120 pako dhe e paketuar me qesen e frutit ekzotik ‘durian’.

Kanabisi u sekuestrua si provë materiale.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahaha: 21/10/2025 10:44

    10 % kapet zakonisht... Ku jane 36 valixhet e tjera?!

    Përgjigju
  • Suflaqexhiu,: 21/10/2025 10:08

    Ky eshte e pabesueshme breeee,hahaaaa. si mundet te tregotosh kanabis ne AlbaColumbiStan me male e fusha te bleruara dhe po furnizon gjithe boten ......FAKE OSE KOMPLOT

    Përgjigju
  • Shqipëria: 21/10/2025 08:54

    Edhe këto kinezët qenkan te çuditshëm, shteti nuk po shet dot ate qe kemi ne Shqiperi, keto na e sjellin nga jashtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?