Fundjava ka sjellë sërish trafik të rënduar në autostradën Tiranë–Elbasan, kryesisht në zonën e Bradasheshit.
Siç duket edhe nga pamjet, radhët e makinave kanë arritur në disa kilometra, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve që i drejtohen Elbasanit.
Në terren ndodhen shërbimet e policisë rrugore, të cilat po përpiqen të menaxhojnë fluksin dhe të normalizojnë qarkullimin.
Ky problem nuk është i ri. Pothuajse çdo fundjavë, hyrja e Elbasanit kthehet në një pikë të nxehtë trafiku, për shkak të numrit të lartë të qytetarëve që udhëtojnë drejt qyteteve të tjera.
Komente










