Daniel Barrera, i njohur si trafikanti më i madh i kokainës në ditët e sotme është dënuar me 35 vite burg nga një gjykatë një New York.

I konsideruar si Pablo Escobari i kohëve moderne, Daniel Barrera drejtonte prej më se një dekade një organizate kokainë të shtrirë në katër kontinente. Sipas prokurorëve, baroni i drogës ka fituar dhjetëra miliona dollarë dhe ka prodhuar mijëra kilogramë kokainë çdo vit.

Daniel Barrera  u arrestua në vitin 2012 në Venezuelë për llogari të autoriteteve kolumbiane, të cilat më pas vendosën ta ekstradojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

baroni

Nofkën “e profesionit” e ka "El Loco" (I çmenduri) dhe jo më kot. Metodat e dhunshme, vrasjet dhe torturat e rivalëve “në biznes” i siguruan “El Locos”zgjerimin e tregut dhe kontrollin e një pjese të madhe të trafikut drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"El Loco" u ka shpëtuar disa herë autoriteteve kolumbiane falë djegies së gishtërinjve për të humbur gjurmët dhe ndërhyrjeve plastike në fytyrë. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com