Gjykata e Elbasanit ka lënë në ‘arrest me burg’ për 3 të arrestuarit në kuadër të operacionit 'Icaro.al' me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Në ‘arrest me burg’ janë lënë Igli Dervishi, 30 vjeç, Shkëlqim Pashja, 44 vjeç e Ervin Dema, 40 vjeç.
Të tre shtetasit banues në Elbasan akuzohen se janë pjesë e një grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, i lidhur me klanin Çela në Elbasan që trafikonte kokainë nga Amerika Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore.
Ndërkohë sipas SPAK, Shkëlqim Pashja rezulton të jetë njëri prej dy vëllezërve që drejtonin grupin kriminal. Hetimet nisën në gjysmën e dytë të vitit 2020, pasi u regjistrua shpërndarja e lëndës narkotike e llojit kokainë, në disa lokale të zonës Lago di Garda në Itali
SPAK thotë se në hetim janë ishin rreth 40 italianë dhe shqiptarë.
“Në krye të kësaj organizate kriminale janë dy vëllezër shqiptarë nga Elbasani Gerardo, allias Astrit Pashja) dhe Sh.P. (Shkëlqim Pashja). Ata i jepnin udhëzime një grupi të besuar në zonën e Brescia dhe provinca të tjera të Italisë së Veriut, ku kryenin nje veprimtari të shtrirë të importit dhe shitjes të lëndës narkotike, kryesisht të llojit kokainë. Kjo organizatë ka mundësuar të gjitha fazat e trafikut, nga magazinimi, shpërndarja dhe mbledhja e përfitimeve, të cilat më pas i dorëzoheshin drejtuesve të organizatës në Shqipëri, përmes një sistemi të kolauduar, duke shfrytëzuar shoferët e autobusëve të linjës Brescia – Elbasan”