Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, Shqiptarja.com zbulon emrin e 28 vjeçarit në kërkim, pjesë e klanit Çela

Shqiptarja.com zbulon emrin e personit të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit kundër trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Italisë dhe vendeve të Europës Qendrore. 

Në kërkim është Metin Mehja, 28 vjeç, emri i të cilit rezulton të jetë dhe në dosjen e klanit Suel Çela për të cilën më 25 nëntor 2024, GJKKO firmosi 21 masa sigurie. Mes tyre ishte dhe emri i Metin Mehjas.

'Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.' 

Grupi kriminal përdorte automjete të modifikuara për të fshehur lëndën narkotike dhe e trafikonte atë drejt qyteteve të Italisë dhe shteteve të Europës Qendrore. Aktiviteti i tyre përfshinte një rrjet të gjerë shpërndarjeje të kokainës në Europë.

Mediat italiane shkruajnë se në krye të grupit kriminal italo-shqiptar ishin dy vëllezër të klanit Çela në Elbasan. Sipas tyre, ata drejtonin operacionet e importimit dhe tregtimit të lëndës narkotike dhe grumbullimin e të ardhurave, të cilat dërgoheshin në Shqipëri. duke shfrytëzuar bashkëpunimin e drejtuesve të autobusëve që operonin linjën Breshia-Elbasan.


Lajmi kryesor:

Trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Europë, goditet klani Çela! Paratë e drogës me autobusë nga Breshia në Elbasan! 5 arrestohen në Shqipëri, 1 në Spanjë, 1 në kërkim (EMRAT)


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë