Trafik mjetesh motorike Kosovë - Shqipëri, jepet dënimi për 6 anëtarë të grupit, 1 shpallet pafajshëm

Me 31 vite burg janë dënuar sot 6 anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për trafik të mjetesh motorike nga Kosova në Shqipëri ndërsa një tjetër u shpall i pafajshëm. Vendimi u dha sot (14 qershor 2023) nga Gjykata e Posaçme e shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Në seancën e 19 prillit 2023 SPAK kërkoi gjithsej 71 vite burg për 7 personat e akuzuar si të përfshirë në këtë trafik mes tyre njëri ish polic i forcave Shqiponja dhe një inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

Sipas SPAK, drejtuesi i grupit ishte Selaudin Shahini, i cili mendohet se duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë. Ndërsa Ndriçim Shahini, kushëriri i Selaudinit, ishte personi që kujdesej për shitjen e mjeteve.

Denimet 
1- Selaudin Shahini u dënua me 11 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 7.4 vite burg. Fajtor për "Trafikimi i mjeteve motorike”, “Grupi i strukturuar kriminal”
2- Ndriçim Shahini u dënua me 10 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 6.8 vjet burg. Fajtor për Trafikimi i mjeteve motorike”,  “Grupi i strukturuar kriminal”
3- Ervis Cara u dënua me 10 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 6.8 vjet burg. Fajtor për Trafikimi i mjeteve motorike”,  “Grupi i strukturuar kriminal”
4- Vojsava Doda u dënua me 8 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 5.4 vjet burg. Fajtore për  Trafikimi i mjeteve motorike”, “Grupi i strukturuar kriminal”,
5- Endi Ahmetaj, ish polic u dënua me 5 vite burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 3.4 vjet burg. Fajtor për “Shpërdorim i detyrës”
6- Fatri Braha u dënua me 9 muaj burg. Me pranimin e gjykimit të shkurtuar do të vuajë përfundimisht 6 muaj. Fajtor për “Shpërdorim i detyrës"
I pafajshem
Aurel Shatri është shpallur i pafajshëm për të dy akuzat dhe është urdhëruar lirimi i tij nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.

Trafiku i mjeteve motorike
Sipas dosjes së SPAK grupi gjatë muajit shkurt 2022 siguroi mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës. Ndërsa Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë. 

Selaudin Shahini dhe Ndriçim Shahini dhe Vojsava Doda do të vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, Ndërsa Endi Ahmetaj do të vuahë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

(Kliko këtu) për të lexuar dokumentin e plotë

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror