Autoritetet italiane thonë se aksi kryesor i bandës së trafikut të drogës, të arrestuar dje ishte mes Milanos dhe Tiranës, ku droga transportohej me makina të modifikuara. Grupi ka importuar tonelata me drogë dhe ka kthyer në Shqipëri miliona euro duke i investuar në hotele dhe restorante. Vetëm në muajt e fundit, ata kanë dërguar në Shqipëri qindra mijëra euro.

Hetuesia italiane thekson gjithashtu se grupi i importonte paratë e fituar nga shitja e drogës duke përdorur linjat e autobusëve Itali-Shqipëri. Ata përgatisnin pako me rroba brenda të cilave fshiheshin shumë të majme parash cash.

Nga kjo punë, shoferët e këtyre autobusëve merrnin si shpërblim 1 për qind të shumës së transportuar në Shqipëri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com