Drejtoria e policisë së qarkut Elbasan ka identifikuar 13 raste të trafikut të qenieve njerëzore mes të cilave edhe fëmijëve. 15 autorë të identifikuar dhe 9 të arrestuar ka qenë bilanci i strukturave të policisë për këtë vepër penale gjatë këtij viti. Këto shifra u bënë publike gjatë një takimi të drejtuesve të policisë me zëvendësministren Elona Gjebrea, në kuadër të parandalimit të trafikut të qenieve njerëzore.