Trafikimi i qenieve njerëzore në Lezhë
në 2015 u konstatuan 6 raste të reja

6 raste të trazimit të qenieve njerëzore janë konstatuar në qarkun e Lezhës për vitin 2015, ndërkohë që policia ka kapur edhe personat e përfshirë në këtë trafik..

Shifrat janë bërë publike gjatë takimit të grupit të punës së Komitetit Rajonal për luften kundër Trafikimit të qenieve njerëzore, që është organizuar nga Prefektura me drejtuesit e insitucionëve të këtij Qarku.
 
Sipas Prefektit të Lezhës, konstatimi i rasteve dhe kapja e vënja përpara përgjegjësisë së autorëve tregon se policia e Shtetit dhe shërbimi social kanë patur një bashkëpunim të frytshëm, në drejtim të luftës ndaj këtij fenomeni.

Kreu i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj ka deklaruar se Bashkia është në ndihmë të përsonave të trafikuar ndonëse për këtë duhet një strukturë tjeter që të punonte më shumë për parandalimin e fenomenit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij