Trafikoi 2.5 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari

Trafikoi 2.5 ton marijuanë në Itali, arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari

24-vjeçari  Adjel Çaushaj , i kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike, është arrestuar nga policia Vlorës pasi ishte në kërkim që prej viti 2017.

Ndaj Çaushaj, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", pa akuzave të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Çaushaj sipas hetimeve është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më 13 janar 2017, në Ankona të Italisë, ku është kapur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike marijuanë prej 2 ton e 530 kg.

Si ndodhi ngjarja? Lënda narkotike prej 2.5 ton marijuanë u transportuar me kamion  me targa të kokës FR 9139 C dhe targa trajleri ARB 414  nga Shqipëria në Ancona Itali me destinacion përfundimtar Gjermaninë. Përveç Adjel Çaushaj, mes të akuzuarave ishin dhe Emiljano Çili, Artur Riza, Festim Lelaj, Harmejlindo Tufa, Juri Bedinaj, Arbi Mustafa, Skënder Siqeca, Sokol Hamzallari.

Droga u nis nga Porti i Durrësit për në drejtim të Ankonës në Itali më datë 3 janar 2017. Automjeti drejtohej nga Dhimo Koraj i cili kishte marrë përsipër të trafikonte lëndën narkotike drejt Italisë, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte në Gjermani ku pritës i saj ishte Euron Hoti.

 Lënda narkotike ishte fshehur në mallin drusor, që sipas dokumentacionit shoqërues të paraqitur ishte marrë tek shoqëria AL MEXËOOD SHPK-Grmash-Shqipëri dhe që do të eksportohej nëpërmjet shoqërisë së transportit ALPIROS GROUP 2007-FIER-Shqipëri, në drejtim të porositësit, në adresën e shtetasit Euron Hoti, me gjeneralitetet të falsifikuara, ARTAN ABAZI, me adresë AM SCHAART 127809LEMËEROER-GJERMANI.

Një ditë pas nisjes nga Porti i Durrësit për në Ankona, autoritetet italiane bllokuan kamionin për mungesë dokumentacioni transiti ndërkombëtar, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në ngarkesën e tij, u zbulua edhe sasia e lëndës narkotike prej 2.5 ton marijuanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës