Trafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për prostitucion në Itali, ekstradohet 27-vjeçari shqiptar

Trafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për prostitucion në Itali, ekstradohet 27-vjeçari shqiptar

TIRANË- Një 27-vjeçar M.H, është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana për shkak se ndaj tij Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë 'Arrest me burg' veprën penale "Trafikimi i të miturve".

Sipas policisë M. H. ka trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion, në Itali, në periudhën 2012-2013, një vajzë, e cila në atë kohë ishte minorene.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 03/09/2019 15:50

    Ky kriminele meriton denimin me te larte te mundshem ne burg te rende, paramendoni shfrytezoi nje minorene per prostitucion.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë