Policia e Kukësit ka finalizuar sot operacionin e koduar ‘Eskorta” përmes të cilit janë vënë në pranga tre persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kalonin në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër Kosovë-Shqipëri persona të ndryshëm me destinacion Bashkimin Europian.

Sipas policisë, janë vënë në pranga Edmont Alishallari, 37-vjeç, Armand Mehmet 45-vjeç dhe Aleksandër Lata 31-vjeç, që të tre banues në Tiranë.

Të tre  në vendin e quajtur  “Rruga e  Kombit”,  në dalje të tunelit  të Kalimashit, me drejtim levizje Tiranë-Kukës, janë kapur në flagrancë, duke transportuar 19 shtetas të dyshuar afganë, me automjetet e tyre autovetura taksi, tip “Skoda” me targa AC837T, “Mazda” me targa AC 357T dhe “Opel-Astra” me targa AC 869 T, të cilët  nepërmjet kufirit të gjelbër do ti kalonin në Kosovë, kundrejtë fitimit.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)