Tre shtetas shqiptarë u arrestuan për përpjekje për të trafikuar drogë në kufirin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
/Shqiptarja.com
Policia kufitare maqedonase ka arrestuar tre shtetas shqiptarë të cilët posedonin 40 kg marihuanë. Ata tentonin ta transportonin drogën në Greqi. Ata janë kapur në fshatin Lazec.
Identiteti i tre shqiptarëve nuk është bërë i ditur.
“Droga është gjetur në dy thasë të mëdhenj dhe sasia e tyre arrin 40 kg ", raporton Ministria e Brendshme e Maqedonisë.
Ndërkohë, autoritetet thonë se policia ka ndërhyrë më masa më të ashpra sigurie në zonën kufitare, për të parandaluar kalimet e paligjshme nga emigrantët, por gjithashtu për të parandaluar edhe kontrabandën.
d.gj/ Shqiptarja.com











