Trafikonin drogë, 38 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë! Zyrtarët: Kishin lidhje me Camorrën! Si nisën hetimet në vitin 2018

Trafikonin drogë, 38 të arrestuar në Itali, mes tyre edhe shqiptarë! Zyrtarët: Kishin lidhje me Camorrën! Si nisën hetimet në vitin 2018

Foto ilustruese

38 persona, mes tyre edhe shqiptarë, kanë rënë në prangat e policisë italiane në kuadër të një operacioni për goditjen e bandave që merren me trafikun e drogës.

Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozzam që çoi në ekzekutimin e 38 urdhër-arresteve.

20 prej të arrestuarve janë lënë në burg ndërsa 18 nën masën e sigurisë arrest shtëpie. 15 prej tyre thuhet se i përkasin klanit të vëllezërve Nicola dhe Giuseppe Pascali një bandë që operon me tregtimin e drogës dhe zhvatjes.

 “Sa i përket furnizimeve me kokainë dhe kanabis, grupet kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe krimin shqiptar”, tha prefekti i Tarantos, Francesco Messina.

Sipas mediave italiane, operacioni i sotëm vjen pas një hetimi që ka nisur në vitin 2018, kohë kur pati të shtëna me armë zjarri.

"Përballë arrogancës së organizatave kriminale, duhet një përgjigje adekuate nga ana jonë," - përfundoi Komisari i Policisë së Tarantos.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë