Trafikonin emigrantë në valixhe, në
pranga dy shtetas maroken

Trafikonin emigrantë në valixhe, në<br />pranga dy shtetas maroken
Policia spanjolle ka arrestuar dy shtetas maroken pasi janë përpjekur të fusin ilegalisht në Spanjë tre emigrantë.
 
Trafikantët i kishin vendos dy prej emigrantëve në makinën e tyre, ndërkohë që një prej tyre e kishin fshehur në një valixhe rrobash.

marokeni ne valixhe 
(Një prej emigrantëve)

Një prej dy emigrantëve që ishin fshehur në makinë e kishin vendosur nën kroskotin e mjetit, ndërkohë që emigranti i dytë ishte fshehur nën ndenjësen e pasme të makinës.

marokeni nw krosokot te makinws
(Emigranti që ishte fshehur ne kroskotin e automjetit)
 
Të tre emigrantëve u dha ndihma e parë pasi kishin vështirësi në frymëmarrje.
 
Gjatë ditës së diel 1,100 emigrantë kishin tentuar të kalonin murin që ndan kufirin spanjoll me atë të Marokut, ku mbetën të plagosur 15 shtetas maroken dhe 5 roje të kufirit spanjoll.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf