Trafikonin kanabis me postë nga SHBA e Tajlanda në Shqipëri, 3 të arrestuar, 3 në kërkim (EMRAT+VIDEO)

Tirane-  Dy grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike cannabis sativa nga SHBA dhe nga Tajlanda, në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar janë goditur nga policia e Tiranës.

Tre persona janë arrestuar ndërsa janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtyre 2 grupeve. Gjatë operacionit janë sekuestruar 4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Elbasan.

Sekuestrohet edhe një sasi kokaine që u gjet në banesën e njërit prej këtyre shtetasve, me përmbajtje të lartë THC, e cila i jep forcë lëndës narkotike dhe është e preferuar nga përdoruesit.

Lënda narkotike TCH ka cilësi shumë të lartë dhe në treg kap çmim që krahasohet gati me kokainën. 3 gramë kanabis me përmbajtje THC kushton rreth 100 euro.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 1” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 34 vjeç, banues në Elbasan, dhe u shpall në kërkim shtetasi E. D., 24 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.3 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, e parashikuar për t’u shitur në Elbasan, me vlerën 45 000 euro, 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë që u gjet në banesën e shtetasit E. D., shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

-Si rezultat i operacionit të koduar “Destinacioni 2” u godit një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike cannabis sativa nga Tajlanda në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë veprimtari kriminale u arrestuan në flagrancë shtetasit: Bruno Lila, 19 vjeç dhe një shtetas 17 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Bruno Lila  18 vjeç dhe Ermal Halili, 18 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.7 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, e parashikuar për t’u shitur në Tiranë, me vlerën 23 000 euro, shuma parash, celularë dhe automjete të përdorura për këtë veprimtari kriminale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre 2 rasteve dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.

1734606304_12.jpg

 

Droga e fshehur ne kuti

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit

Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit