Trafikonin kapsolla, arrestohen 3 të rinj në Durrës, sekuestrohen 2000 copë dhe veshje me simbolet e policisë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, pasi janë kapur duke shitur kapsolle elektrodetonatore.

Të arrestuarit janë identifikuar si Arif Qerimaj, 32 vjeç, lindur dhe banues në Përmet; Xhem Vakaj 22 vjeç, i dënuar më parë dhe një 18-vjeçare, të dy banues në Durrës.

Xhem Vakaj dhe 18-vjeçarja po qarkullonin me një automjet tip “Audi”, me të cilin kanë shkuar te Shkëmbi i Kavajës, ku i priste shtetasi Arif Qerimaj, i cili kishte ardhur nga Përmeti dhe kishte me vete një çantë krahu dhe një kuti kartoni brenda të cilave kishte pako me kapsolla elektrodetonatore, gjithsej 2000 copë. Në momentin e shkëmbimit të kapsollave, të rinjtë janë kapur nga policia.

Gjatë kontrollit fizik, Xh. V. i është gjetur edhe një thikë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2000 kapsolla elektrodetonatore, një xhaketë  dhe një pulovër si ato të Policisë, me simbole të Policisë, një kapuç, një thikë, automjeti tip “Audi” dhe 4 aparate celulare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë