Greqi-Shqipëri-Itali shkatërrojnë 4 grupe kriminale që trafikuan 1120 klandestinë me jaht nga Lindja e Mesme në vendet e BE! SPAK kërkon prangosjen e 25 personave, mes tyre 7 të huaj! Itinerari

Greqi-Shqipëri-Itali në një operacion të përbashkët kanë shkatërruar katër grupe kriminale që trafikonin klandestinë. Në vendin tonë, SPAK ka kërkuar prangosjen e 25 personave si pjesë e këtyre grupeve që trafikonin klandestinë kundrejt pagesës. Grupi përbëhej nga 18 shqiptarë dhe 7 të huaj, palestinezë, irakianë, iranianë, egjiptianë dhe turq.

Hetimet janë kryer nga SPAK në Shqipëri, nën drejtimin e prokurorëve Vladimir Mara e Dritan Prenci. Ndërasa në Itali nga antimafia e Prokurorisë së Lecces dhe në Greqi nga Prokuroria e Përgjithshme në Athinë me koordinimin e EUROJUST dhe ndihmën e EUROPOL.

Report Tv mëson se kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve është egjiptiani Muhamet Sherif, ndërsa një iranian i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në Sarandë. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Koseoglu është kapur në qytetin bregdetar.

Në Shqipëri janë arrestuar 18 persona ndërsa më konkretisht bëhet fjalë për: Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë. Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë. Fatjon Koçllari, banues në Durrës, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt. Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi dhe Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Si funksiononte grupi kriminal
Burime bëjnë me dije se pjesëtarët e 4 grupeve kriminale ushtronin në bashkëpunim ndërmjet tyre aktivitetin kriminal (2 grupe në Itali, 1 grup në Shqipëri dhe 1 grup në Turqi). Personat kontrobandoheshin nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e Jugut dhe në vijim vendet e tjera të BE-së.

Pjestarët e këtyre grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.

30 episode kontrabandimi të 1,120 personave
Nga hetimi i përbashkët i kryer janë dokumentuar 30 episode kontrabandimi të 1,120 emigrantëve. Nga hetimet e kryera në Shqipëri nga SPAK janë dokumentuar 7 (shtatë) episode kontrabandimi të personave nga Lindja e Mesme, të kryera ne Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Sarandë. Mëngjesin e sotëm, në kuadër të këtij operacioni, janë ndaluar pesë persona në Vlorë të cilët më pas janë shoqëruar nga policia drejt Tiranës.

Sekuestrohen skafe, një anije velierë dhe automjete
Janë kapur në flagrancë edhe personat e kontrabanduar për të kaluar kufijtë shtetërorë në mënyrë të paligjshme, si dhe është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar. Gjithashtu janë sekuestruar mjete lundruese (skafe), një anije velierë, automjete, si dhe sende të ndryshme, të cilat shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe nëpërmjet detit.

“Autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit shqiptare, italiane dhe greke, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) e krijuar midis Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Shqipëri; Seksionit Antimafia të Prokurorisë së Lecces, Itali; si dhe të Prokurorisë së Përgjithshme të Apelit Athinë, Greqi, me koordimin e EUROJUST (AJA) dhe ndihmën e EUROPOL, kanë zhvilluar ditën e sotme një operacion të përbashkët për ekzekutimin e 47 masave të sigurimit personal të miratuar lidhur me hetimet e zhvilluara në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore. Operacioni është zhvilluar njëkohësisht në tri shtetet pjesë të skuadrës dhe në disa shtete të tjera.”-thuhet në njoftimin e SPAK.

Jaht që përdorej për trafikimin e klandestinëve

 

 

 

VIDEO-Operacioni

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Rrjeti i trafikut të klandestinëve, dalin emrat, kush janë 18 të arrestuarit në Shqipëri

1642596958_astrol.jpg

Report Tv mëson emrat e 18 trafikantëve të klandestinëve të arrestuar në kuadër të operacionit të koduar 'Astrolabio. Ato janë; Dushan Spahiu, Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Indrit Hita, Enjat Myrtaj, Roland Ramadani, Emiljano Likaj (Gaçaj), Qazim Ismailaj, Fatjon Belaj, Zamir Muliu, të gjithë banues në Vlorë. Fatos Dusha, Robert Hysa, Arjol Lleshi, të tre banues në Tiranë. Fatjon Koçllari, banues në Durrës, Kristiana Sako, banuese në Divjakë. Muhamed Abdurrahim Sherif (Alias) Abdel Rehim Muhamed Eli, banues në Egjipt. Mustafa Hysein Koseoglu, banues në Stamboll, Turqi dhe Mehdi Mamushli, banues në Iran.

Ora 12:47
Rrjeti i trafikut të klandestinëve, koka e grupit një egjiptian! Dy turq u kapën në Sarandë

 

Report Tv mëson se kreu i organizatës së trafikut të klandestinëve është egjiptiani Muhamet Sherif, ndërsa një turk i identifikuar si Mehdi Mamishli është kapur tek veliera në Sarandë. Ky i fundit raportohet se ishte drejtuesi i gomones. Gjithashtu edhe një shtetas turk i identifikuar si Mustafa Kosekoglu është kapur në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ora 12:39
Goditja e grupit që trafikonte klandestinë, dalin pamjet e arrestimeve në Shqipëri

 

Dalin pamjet e arrestimit në Shqipëri të disa anëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal për trafikun e klandestinëve. Mësohet se janë lëshuar 25 urdhër arreste ndërsa bëhet fjalë për 18 shqiptarë dhe 7 shtetas të huaj. Pjestarët e 4 grupeve kriminale pasi siguronin persona të ndryshëm kryesisht në Irak, Siri, Egjipt e vende të tjera kundrejt një shpërblimi monetar nga 5,000 deri në 10,000 Euro, i kalonin ato në rrugë tokësore dhe detare.

Ora 12:14
Operacioni për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, reagon Ministri i Brendshëm: Të angazhuar për të goditur çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin ndërkombëtar të Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së. Sipas Çuçit policia është maksimalisht të angazhuar dhe të vendosur për të goditur me të gjithë forcën e ligjit çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve.

‘Operacioni ndërkombëtar i Policisë së Shtetit për goditjen e një rrjeti kriminal të kontrabandimit të personave të ndryshëm nga Lindja e Mesme, me destinacion Italinë e jugut dhe në vijim për në vende të tjera të BE-së, është një tjetër dëshmi e modelit të shkëlqyer të punës së skuadrave të përbashkëta hetimore me vendet e Bashkimit Europian. Jemi maksimalisht të angazhuar dhe të vendosur për të goditur me të gjithë forcën e ligjit çdo rrjet kriminal të trafikut të klandestinëve. Shqipëria mbron të drejtat e migrantëve dhe refugjatëve, por kurrsesi nuk do të bëhet urë kalimi për grupet që iu rrezikojnë jetën dhe shfrytëzojnë dramën e atyre njerëzve për qëllime fitimi. Vlerësim për punën e Policisë së Shtetit, SPAK, agjencive të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve tanë për finalizimin me sukses të këtij operacioni.’- shkruan Çuçi.

Ora 10:58
Shkatërrimi i 4 grupeve kriminale për kontrabandimin e emigrantëve, policia italiane: Trafikantët përdornin emra false, gjetëm kanalet financiare të përdorura

 

Policia italiane ka dhënë të tjera detaje lidhur me operacionin e përbashkët për shkatërrimin e 5 grupeve kriminale që kontrabandonin emigrantë nga Lindja e Mesme. Në konferencën e përbashkët, me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, përfaqësues të policisë italiane, tha se trafikantët përdornin emra false e ndërsa shtoi se kanalet financiare të përdorura prej tyre.

"Operacioni "Astrolabi", i cili u finalizua ditën e sotme. Ai filloi në muajin mars të 2020, kur ishin në mbyllje të plotë, në bregdetin e Salermos, nga ky nisi hetimi operativ nga Lecce. Më pas nisi hetimi që janë zhvilluar nga Lecce dhe më pas me kolegët e bashkëpunimit ndërkombëtar. Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshëm krijimi e një grupi pune dhe më pas u përfshi agjencia shtetërore e informacionit që bashkëpunoi dhe me zyrat e drejtorisë sonë. Hetimet e kryera sot, 22 vendimeve penale, janë kryer edhe kontrolle, 30 flukse migratore, pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian. Përdorin emra false, kemi gjetur kanalet financiare të përdorura, që nga pagesat që kryheshin nga njerëzit deri në 10 mijë", tha përfaqësuesi nga policia italiane, një nga palët bashkëpunëtore në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.

Ora 08:21
Akuzohen për trafik klandestinësh, pesë të ndaluarit në Vlorë shoqërohen drejt Tiranës (EMRAT)

1642576915_VLORA.jpg

Report Tv mëson se Policia e Vlorës ka shoqëruar drejt Tiranës pesë persona të cilët dyshohen për trafik klandestinësh. Më konkretisht bëhet fjalë për Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili. Blutë e qytetit bregdetar e zhvilluan operacionin në orët e para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personave të rrezikshëm dhe me precedent penal.

Ora 07:39
Policia aksion në Vlorë, ndalohen pesë persona, nisen drejt Tiranës! Nën akuzë për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh

Policia ka zhvilluar një operacion në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Vlorës për të arrestuar persona që përbëjnë rrezik shoqëror dhe me precedent penal.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se blutë e qytetit kanë ndalur pesë persona. Më konkretisht bëhet fjalë për Paulin Koçi, Petrit Pashaj, Dushan Spahiu, Fatjon Belaj dhe Qazim Ismaili.

Të njëjtat burime konfirmojnë se të ndaluarit akuzohen për grup të strukturuar kriminal dhe trafik klandestinësh. Sakaq, ky aksion i befasishëm i policisë në Vlorë është zhvilluar për llogari të Krimeve të Rënda.

Personat në fjalë të ndaluar nga policia e Vlorës, mësohet se janë shoqëruar në orën 05:15 të mëngjesit të sotëm drejt Tiranës.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 19/01/2022 11:47

    Spaku me duket qenka krijuar per te mbrojtur qytetaret evropjan. Arrestime per fallcifikim dokumentash, kalim te paligjshem te kufirit, mashtrime te qytetareve evropjan nga call centrat. Cfare po behet per mbrojtjen e qytetareve shqiptare nga politikanet e tyre??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë