Itali/ Trafikonin kokainë, arrestohen 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Itali/ Trafikonin kokainë, arrestohen 10 persona, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar 10 persona të cilët ishin pjesë e një organizate kriminale, mes edhe shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 7.5 kg kokainë.

Në krye të këtij grupi kriminal thuhet se qëndronin dy vëllezër me origjinë nga Shqipëria dhe me vendbanim në Holandë.

Sipas raportimeve në mediat italiane, shqiptarët përmes anëtarëve të tjerë të grupit, siguronin shpërndarjen e kokainës në zona të ndryshme të Italisë.

Arrestimet janë kryer në orët e para të mëngjesit, ndërsa kontrollet janë kryer në Emilia, Modena, Verona, dhe disa vende të tjera.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë