SAVONA - Një operacion i gjerë i policisë italiane të Xhenovës dhe Savonës arrestoi 17 persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge mes të cilëve katër shqiptarë.“QuiCosenza” raporton se anëtarët të rrjetit kriminal janë edhe Nik Dauti, 44 vjeç, Nerdojan Hoxha, 30 vjeç, Samir Shllegaj 37 vjeç dhe Engli Shllegaj, 33 vjeç.
Mes 13 të arrestuarve të operacionit ‘Baluardo’ sipas mediave italiane ka edhe anëtarë të bandave të lidhura me klanin mafioz ‘Ndrangheta’, si Mario Palamara, 54 vjeç, i arrestuar në Spanjë më 11 tetor 2022 dhe i ekstraduar në Itali. Hetimet ndaj tyre nisën nga korriku 2019 kur policia ra në gjurmët e aktivitetit kriminal në provincën e Savonës.
Aty banda kryente blerje, importim nga Amerika e Jugut, transportim, posedim dhe shitje të kokainës dhe hashashit.
Organizata kriminale kishte magazina si dhe mjete për lëvizjen dhe transportin e lëndës narkotike, në veçanti makina të pajisura me fund të dyfishtë për fshehjen e pakove të drogës. Organizata kriminale kishte hapur edhe një kompanie importi të frutave nga Amerika e Jugut që përdoreshin për maskimin e dërgesave të kokainës.
Grupi i goditur nga policia italiane akuzohet edhe për 42 episode të tjera të blerjes, posedimit dhe transferimit, si dhe importimin nga Amerika e Jugut të sasive të mëdha të mbi 180 kg kokainë, 40 kg hashash, 70 kg marijuanë dhe dy tentativa blerje të mbi 200 kg kokainë dhe 300 kg hashash.
Hetimet nisën në vitet 2019 dhe 2020, pas lëvizjes së sasive mbi 180 kg kokainë në portin e Vado Ligure të fshehura në kontejnerë që vinin nga Amerika e Jugut. Anëtarët e grupit kriminal kanë përdorur platformat “Encrochat” dhe “SkyEç” të cilat janë zbardhur nga autoritetet franceze të cilat më pas ia përcollën provat palës italiane përmes Eurojust.
Komento