Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, arrestohen 7 persona, mes tyre 3 policë / Emrat dhe rolet

Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë, arrestohen 7 persona, mes tyre 3 policë / Emrat dhe rolet

7 persona, mes tyre edhe 3 policë, janë arrestuar pasi kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal ku trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pranga ranë edhe punonjës të pikës Kufitare të Morinës. Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin kishte krijuar një rrjet personash që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, dhe trafikonin mjete motorike të vjedhura, nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.

Në krye të këtij grupi ishte Selaudin Shahini, i dënuar edhe më parë, i cili ishte në rolin e drejtuesit, në bashkëpunim me lidhje të tij familjare dhe shoqërore, ndërsa Ndricim Shahini (kushëri i Selaudinit), nëpërmjet lidhjeve të tij shoqërore në Kosovë, siguronte automjetet e vjedhura në këtë shtet.

Trafikimi i këtyre mjeteve bëhej nëpërmjet Morinës dhe kalimin e tyre, e kryente Fatri Braha , me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare Morinë, i cili nuk i regjistronte mjetet motorike që kalonin.

Gjatë operacionit të koduar "Nacional" u arrestuan:

 - Selaudin Shahini, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";

- Ndricim Shahini , 24 vjeç, banues në Tiranë, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";

- Ervis Cara, (kushëri i Ndricimit), 24 vjeç, Aurel Shatri (shok i Ervisit) , 25 vjeç, të dy banues në Kamzë, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";

- Vojsava Doda  29 vjeçe, punonjëse Policie në strukturat operacionale të Policisë së Shtetit dhe Endi Ahmetaj , 24 vjeç,  punonjës policie në  DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i mjeteve motorike" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";

- Fatri Braha , 38 vjeç, banues në Kukës, me detyrë punonjës Policie në DVP Kukës, arrestuar në flagrancë për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi J. Sh., 30 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 mjete, një shumë parash dhe 6 aparate celulare.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/02/2022 00:16

    Akuzave u duhet shtuar dhe vjedhje,bashkepunim ne vjedhje dhe marrje e zoterim sendesh te vjedhura,si dhe korrupsion per policet.Ky eshte nje shembull qe Vetingu ne polici nuk duhet bere vetem per kokat e policise,por per gjithe armen.

    Përgjigju
    • Ahmet: 27/02/2022 18:12

      Ti je mut per vete

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë