TIRANE - Prokuroria për Krimet e Rënda në Tiranë ka përfunduar hetimet për shtatë persona që dërgonin në mënyrë të paligjshme njerëz në SHBA. Pas hetimeve prokuroria e ka dërguar dosjen për hetim.

Nga hetimet prokuroria bën me dije se këta persona kanë dërguar në mënyrë klandestine në SHBA përmes kufirit të Meksikës 480 shtetas shqiptar vetëm ne vitin 2013.

Kalimi i personave drejt SHBA bëhej përmes një pagese prej 20-25 mijë dollarë.

Ata kalonin në mënyrë transite përmes Maqedonisë ku më pas niseshin drejt Bullgarisë për tu paisur më pas atje me dokumente bullgare.

Prej Bullgarisë ata niseshin në Spanjë e mandej drejt vendeve të Amerikës qendrore kryesisht Nikaragua, Honduras, Guatemalë,Meksikë e në fund në SHBA.

Gjashtë nga personat e arrestuar janë nga Tirana ndërsa njëri është nga Maqedonia me saktësisht nga Struga.

Përkatësisht nga Tirana ishin: Enver Karaj, Fatmir Bakalli, Fatos Fasko, Durim Koxha, Nikoll Kolaj e Fatmir Flaga, ndërkohë personi nga Struga e Maqedonisë është Nertil Previzi.

Të gjithë këta persona ndodhen aktualisht nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)