Trafikonin shqiptarë në Angli
dënohen dy motrat angleze

Trafikonin shqiptarë në Angli<br />dënohen dy motrat angleze<br>
Angli- Gjykata e Portsmuthit ka dënuar me 11 vite burg dy motrat angleze të cilat kishin krijuar një rrjet trafikimi të shqiptarëve nga porti i Bilbao në Spanjë, drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Mediat britanike bëjnë të ditur se dy motrat e dënuara janë Alison dhe Fabiola Alman, të cilat kanë marrë përkatësisht dënimin me 6 dhe 5 vite burg.

 

Ato janë kapur kur po tentonin të trafikonin shtatë shtetas shqiptar, të cilët po përpiqeshin t’i trafikonin drejt Anglisë nëpërmjet një kamperi. Shuma që u kërkohej shtetasve për të mundësuar kalimin e tyre nga Bilbao drejt tokës angleze ishte 12 mijë paund.

Ndërkohë që dy motrat janë dënuar me burg nga drejtësia angleze, për kalndestinët shqipatrë kanë nisur procedurat e dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar.

kamioni
(Kamioni që është përdorur për trafikimin e klandestinve drejt Anglisë)
 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara