Mes tensioneve në rritje Rusi-SHBA në lidhje me Ukrainën, një shtetas amerikan është arrestuar për trafik drogë në Rusi. Bëhet fjalë për personin e identifikuar me emrin Robert Woodland, i cili do të qëndrojë në paraburgim për dy muaj. Lajmi është bërë me dije nga Gjykata e Qarkut Ostankino në Moskë.
“Më 6 janar, Gjykata e Qarkut Ostankinsky të Moskës urdhëroi që Robert Romanov Woodland të vendoset në paraburgim për një periudhë prej dy muajsh, deri më 5 mars 2024”, tha gjykata, raporton The Moscow Times.
Woodland akuzohet për blerje, magazinim, transport, prodhim, përpunim të paligjshëm të drogës dhe mund të përballet me 10-20 vjet burg.
Sipas Interfax, policia e kapi Woodland duke blerë 4.5 gram drogë të paidentifikuar me qëllimin për ta shitur më vonë. Mësohet se atij iu gjet lënda narkotike sintetike mefedron.