Trafikonte emigrantët nga Franca drejt Britanisë me gomone, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Londër (VIDEO)

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në jugperëndim të Londrës pasi dyshohet për përfshirje në një grup shqiptar të krimit të organizuar që trafikonte emigrantët nga Franca drejt Britanisë me gomone.

Ai u vu në pranga nga Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit gjatë mëngjesit të së premtes në zonën Tolworth Rise të Surbiton, si pjesë e një operacioni të planifikuar paraprakisht.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, u sekuestrua një pajisje tablet dhe një sasi parash. Aktualisht shqiptari, i paidentifikuar po merret në pyetje për emigracion të paligjshëm.

Shefi Rajonal i Hetimit të NCA Jacque Beer tha:

“Përpjekjet për të arritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël janë tepër të rrezikshme dhe ne e dimë se një përqindje e lartë lehtësohet nga rrjetet e organizuara kriminale të sofistikimit të ndryshëm. Këto rrjete nuk kujdesen për sigurinë e atyre që transportojnë, por kërkojnë t'i shfrytëzojnë për përfitim. Ne besojmë se operacioni i sotëm do të ketë ndërprerë aktivitetin e një rrjeti të tillë dhe hetimi ynë vazhdon.”

Vetëm NCA ka kryer më shumë se 60 hetime të vazhdueshme për rrjete ose individë në nivelin më të lartë të krimit të organizuar të emigracionit ose trafikimit të qenieve njerëzore. Operacioni i fundit vjen pasi sekretarja e brendshme britanike, Suella Braverman u zotua se do të bëjë të pamundurën që të ndalë gomonet me emigrant që kalojnë kanalin e La Manshit dhe do të gjejë një mënyrë që të funksionojë skema e Ruandës për të gjithë ata që mashtrojnë sikur janë skllevër për të përfituar azil.

1665208159_arrest.JPG

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë