Nuk ka gjë më të keqe se të ngecësh në trafik. Kjo i ka ndodhur edhe aktores hollivudiane Angelina Jolie, e cila duket tejet e nevrikosur dhe e mërzitur teksa po zhvillonte një bisedë të gjatë telefonike.
Aktorja 36 vjeçare Angelina Jolie që nuk duket aspak e lumtur. Ajo ka përdorur edhe gjestikulacione të ndryshme teksa po priste në trafik. Jolie ka qënë ulur në vendin e pasagjerit dhe sytë i kishte të mbrojtura nga syze dielli.
Cifti Brad Pitt dhe Angelina Jolie ndodhen aktualisht në Los Angeles. Ata janë fotografaur shpesh edhe me 6 fëmijët e tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe me dy binjakët Knox dhe Vivienne. Krahas projekteve si aktore Jolie spikati këtë herë edhe si regjizore, duke sjell për fansat e saj një film që flet për luftën në Bosnje. Ku humbën jetën 100.000 njerëz dhe mijëra gra u rrëmbyen.