TIRANË - Që prej muajit qershor në Tiranë qarkullimi rrugor do të ketë një standart të ri për të eliminuar trafikun. Të paktën kështu shpreson Bashkia e Tiranës kreu i së cilës ka firmosur sot një marrëveshje për Qëndrën e Kontrollit të Trafikut Urban drejtuesit e kompanisë Mizar” & “SCAE”, Alexander Swarovski dhe Alfredo Bolelli.
Projekti i Trafikut Urban - Projekti do të mundësojë vendosjen e standarteve më të larta në kryeqytet, për menaxhimin e trafikut por edhe për sigurinë.
Ky është një sistem i ri i kontrollit të trafikut urban në Tiranë dhe do të bëjë të mundur të realizojë menaxhimin e semaforëve në kohë reale, përmirësimin e fluksit të trafikut në qytet. Gjatë fjalës së tij kreu u Bashkisë shprehu se ky sistem do të jetë i barabartë me vlerat teknike, me sistemet si në qytetet e tjera të Europës të cilat ikanë vënë në zbatim vetëm katër vitet e fundit. më tej Basha shtoi se ndërtimi e një Qëndre Operacionale të kontrollit në Tiranë do të drejtojë të gjitha pikat e kontrollit të trafikut dhe monitorimin 24 orë , çka do i shërbejë shumë edhe përmirësimit të sigurisë rrugore brenda Tiranës. Ndërkohë Basha tha se strukturat e policisë Rrugore do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me strukturat e bashkisë së Tiranës. Projekti i Bashkisë do ti paraprijë projetit pilot i ndërmarrë nga policia shtetërore një vit më parë i cili ka nisur me vëzhgimin pamor të një pjese të kryeqytetit, ku përfshihen edhe rrugët. Ndërkohë Basha theksoi se Policia Rrugore menaxhohet sipas ligjit nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake bashkëpunon ngushtë me të.
(fj.di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com